Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimet pas mosbindjes civile, Alizoti: Regjimet pa politikë prodhojnë polici

Arrestimet pas mosbindjes civile, Alizoti: Regjimet pa politikë

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka reaguar me forcë përpara Drejtorisë së Policisë së këtij qarku pas ndalimeve dhe procedimeve që pasuan protestën e opozitës të zhvilluar një ditë më parë.

Sipas policisë, janë proceduar në gjendje të lirë 20 persona, përfshirë tre deputetë të PD-së: Qani Xhafa, Tomorr Alizoti dhe Edmond Spaho. Gjithashtu, tre persona janë arrestuar, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, dhe një automjet është bllokuar.

Kryetari i PD-së lokale në Elbasan e ka cilësuar këtë veprim të policisë si një “shkelje e të drejtave të njeriut” dhe si shenjë e një “junte politike” që po instalohet në vend.

Ndërkohë, deputeti Tomorr Alizoti ka reaguar duke theksuar se “regjimet që nuk prodhojnë dot politikë, prodhojnë polici.” 

Ne do t’i sfidojmë. Drejtori i Policisë, Ministri i Brendshëm, a na thoni dot kush janë bandat e Elbasanit, se do t’i themi ne?

Ju nuk e dini se familja Pojani ka marrë pjesë në revoltën e Spaçit, revolta më e madhe në epokën antikomuniste, kanë guxuar të heqin flamurin e Enver Hoxhës me yll kur ai ishte gjallë. Kështu që nuk e trembin dot këta lafarakët.

Unë ju falënderoj dhe u kërkoj demokratëve, rezistoni. Kur regjimet janë të frikësuara, bëjnë presion kur regjimet nuk kanë më politikë, prodhojnë polici dhe kur dhuna është prezente, shteti është në kulmin e tij të dobësisë”, tha Alizoti.

Të fundit