Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha rrëfen "prapaskenat" e arrestimit të Allës: Narko-trafikanti i Bulqizës do rikandidonte pa pyetur partinë

Berisha rrëfen "prapaskenat" e arrestimit të Allës:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi arrestimin e kryebahskiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Nga selia blu në konferencën e përjavshme, Berisha tha se Alla u arrestua vetëm se deklaroi se do të rikandidonte në zgjedhjet vendore të 14 majit, pa pyetur partinë. Berisha tha se dosjet e Allës qëndrojnë prej vitesh palë-palë, por askush nuk ka marrë mundimin t’i hapë.

“Fushata po ecën me një ritëm dhe entuziazëm të veçantë. Kandidatët e shpellës apo dajakut, janë sot kandidatët më të përçmuar në 32 vite. Siç e shihni, nuk dalin dot me qytetarët, siç e shihni, janë të pranishëm vetëm në montime dhe manipulime të turpshme televizive.

Ndiqeni fushatën e Veliajt, vetëm figurantë dhe truke televizive. Të tjerë nuk duken fare. Ata që kundërshtojnë, arrestohen brenda orëve. Narko-trafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë-palë prej vitesh. Por nuk i futej gjë në këmbë, madje drejtësia e Edi Ramës e ekzonoronte edhe kur thithte kokainë.

Në momentin që deklaroi se do rikandidonte dhe nuk e pyeste partinë, pas pesë orësh iu vunë prangat. U servir kjo si një akt i drejtësisë së pavarur, në fakt ishte një akt i drejtësisë politike”, deklaroi Berisha.

Të fundit