Flash News

Ditari i Opozitës

"Arrestimi i Ballukut dhe largimi i Ramës", opozita mban sot protestë kombëtare

"Arrestimi i Ballukut dhe largimi i Ramës", opozita mban sot

Opozita proteston sërish në orën 18:00. 

Protestuesit do të kërkojnë sërish arrestimin e Belinda Ballukut, tashmë e shkarkuar nga detyra e zv.kryeministres, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet.

Demokratët, gjatë së premtes, kanë zhvilluar mbledhjet e fundit, ku kanë përcaktuar edhe formën e organizimit të kësaj proteste.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi të mërkurën: “Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do të eksplorohen forma të reja.”. Në daljet e fundit për mediat, Berisha ka paralajmëruar masivitet në këtë tubim.

Kjo është protesta e katërt e opozitës për këtë vit, ku kërkesa mbetet e njëjtë: largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike, e cila do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Të fundit