Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Belerit, Dule: Urdhri u dha nga ‘Ludoviku’ 30 minuta para

Arrestimi i Belerit, Dule: Urdhri u dha nga ‘Ludoviku’ 30 minuta

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se qëndron ai pas urdhrit për arrestimin e Fredi Belerit, i cili u shpall dhe kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Nga foltorja e Kuvendit, Dule tha se ‘rrëmbimi’ i Belerit është orkestruar me urdhër të Ramës.

“Ne jemi në një fazë shumë të arrirë të pushteteve ku kemi shtet, qeveri, dhe një Ludovik që thotë; shteti jam unë.

Në një kohë kur Luigji i XIV ishte idhull, ky i joni është turp i kombit. Një qytetar, Fredi Belerit i dhunohet në mënyrë arbitrare në çdo këndvështrim, liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar të një nga 61 bashkive të vendit, i privohet e drejta kushtetuese. Një komuniteti.

Atij të Himarës, i nëpërkëmbet e drejta klasike e sovranit. Përse? Thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë.

Autor i pengmarrjes së zotit Beleri është Rama. Para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me himariotë, të supozuar. Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim, abuziv, motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demoniuzimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës. 30 minuta para rrëmbimit të Belerit, Rama dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng.”, tha ai.

 

Të fundit