Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Belerit, Sula: Pati ndikim politik, kolegët e tij me të njëjtën akuzë janë në detyrë

Arrestimi i Belerit, Sula: Pati ndikim politik, kolegët e tij me të

Deputeti i PD, Dashnor Sula shprehet i bindur se kur u arrestua Fredi Beleri, kreu i zgjedhur i Himarës, pati ndikime politike dhe se kryeministri Rama paralajmëroi arrestimin e tij në pak orë.

Sipas Sulës, i ftuar në Ora News, kolegët e tij me të njëjtën akuzë janë në detyrë.

“Qysh kur u arrestua Beleri pati ndikime pulitke dhe paralajmërime nga Rama, i cili e paralajmëroi arrestimin e tij në pak orë.

Ai u arrestua për 10 vota. Të thuash se nuk blihet vota dhe nuk përdoren paratë e krimit në këtë vend, sepse kolegët e tij me të njëjtën akuzë janë në detyrë. Atij ia përgatitën letra dhe u shkel procedura”, tha Sula.

 

 

Të fundit