Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Berishës, Gjekmarkaj nga Kavaja: Agresion Kushtetutës, nuk e menduan se do t’u fliste nga lart

Arrestimi i Berishës, Gjekmarkaj nga Kavaja: Agresion Kushtetutës, nuk
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar një agresion ndaj Kushtetutës arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha.

Duke folur gjatë një takimi me demokratët në qytetin e Kavajës, Gjekmarkaj tha se  askush nuk e kishte menduar se Berisha do t’u fliste nga lart, duke i dhënë shah-mat në fushën e lirë të demokracisë.

“  PD në Kavajë  ka ngjizjen e vet, altarin dhe horizontin e vet. Sot ne nuk po kalojmë ditë të mira. Kemi liderin e opozitës të arrestuar, në një agresion që i është bërë Kushtetutës. Ata nuk kanë menduar se Berisha do të fliste nga lart, nga qielli duke i befasuar, duke  dhënë “shah-mat” në fushë e lirë të demokracisë.

Kemi 12 vite që qeverisë shume keq. Qeverisemi nga një qeveri e cila gënjen, është arrogante dhe di të vjedhë. Ne kemi një detyrim moral t’i përgjigjemi asaj si me 14 maj në Kavajë, ku zgjodhëm një Fisnik”, tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit