Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Breçanit, Berisha: Polic i vlerësuar, por kush shkel ligjin, para drejtësisë

Arrestimi i Breçanit, Berisha: Polic i vlerësuar, por kush shkel

Kryedemokrati  Sali Berisha ka deklaruar se Erzen Breçani nuk ka qenë kurrë badygard i tij.

Berisha po ashtu i është drejtuar anëtarit të bandës së Bajrit, që deklaron se ajo kulla e Matës është e një familjari të tij, të mos vij vërdallë kot dhe të shpif.

 “Të garantoj se nuk ka qenë kurrë badygardi i Berishës., Ky është mashtrim dhe gënjeshtër, Nuk ka qenë, jo se Sali Berisha ka pasur vërejtej prë të. Ai ka qenë polic gjerësisht i vlerësuar në krye të detyrës, në të gjitha postet që ka pasur. Ka qenë nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ka punuar në Forcat Speciale.

T’i themi ato që janë. Për Erzen Breçani deh për çdo njeri tjetër, Sali Berisha ka vetëm një qëndrim; ligji, ligji ligji. Kushdo që ka shkelur ligjin, të vihet para drejtësisë.

Dua t’i them atij anëtarit të bandës së Bajrit, që deklaron se ajo kulla e Matës është e një familjari tim, i them që të hetohet. I them anëtarit të bandës së Bajrave, është mirë që të shkojë të japë llogari për krimet në emër të bandës, duke shpifur vërdallë.”, tha Berisha.

Të fundit