Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Cyrbjas, Balliu: Nëse favorizon krimin ngjitesh lart në listë

Arrestimi i Cyrbjas, Balliu: Nëse favorizon krimin ngjitesh lart në

Sekretari Organizativ në PD për Tiranën, Klevis Balliu, ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, duke theksuar se ky rast hodhi poshtë çdo justifikim për përgjegjësinë personale.

Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se “vetëm kryetari i partisë ka fuqinë të ndryshojë numrin në listën e deputetëve”, duke akuzuar Edi Ramën për lidhje të ngushta me krimin. Ai shtoi se nëse dikush favorizon krimin, atëherë ngjitet lart në listat zgjedhore.

Balliu gjithashtu komentoi lidhjet e Altin Hajrit me Ramën, duke sugjeruar se ai kishte marrëdhënie më të ngushta se Çyrbja. Ai vuri në dukje se, për shkak të këtij skandali, zgjedhjet kanë rënë dhe kjo qeveri nuk mund të organizojë zgjedhje të lira.

Nga miqtë tanë ndërkombëtarë, shpresoj dhe uroj që të ketë një reagim më të fortë për djegien e demokracisë se djegia e karrigeve. Qeveria teknike është sot një detyrim jetik; nuk ka asnjë justifikim, asnjë argument të mbetur nga kjo mazhorancë e cila i shiti Shqipërinë krimit,” përfundoi Balliu.

Të fundit