Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Dakos, Alizoti: Drejtësia vepron me dy standarde

Arrestimi i Dakos, Alizoti: Drejtësia vepron me dy standarde

Deputeti Tomor Alizoti komentoi arrestimin e ish kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako, si dhe lirimin e Saimir Tahirit.

I ftuar në ‘Kjo Javë’ në Nees 24, Alizoti u shpreh se në Shqipëri, drejtësia vepron me dy standarde.

Tomor Alizoti: Kroacia ka arrestuar kryeministrin. Kjo Shqipëri ka dy standarde, njerëz që kanë bërë krime më banale, harrohen burgjeve të Shqipërisë. Po ata janë jetimë?

Kjo është fatkeqësi. SPAK godet njerëzit që janë duke rënë, por që janë në oponencë me Ramën. Ta marrim që nga Tahiri, Ahmetaj. Fillimisht sulmohen politikisht, pastaj merret SPAK.

Të fundit