Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i dhunshëm i Metës, Avokati i Popullit nis hetim administrativ

Arrestimi i dhunshëm i Metës, Avokati i Popullit nis hetim

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ për procedurat e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se Avokati i Popullit ka nisur hetim ndaj institucioneve të përfshira nga agjentët e BKH tek Policia e Shtetit, ku kërkohet vlerësimi i mënyrës së arrestimit.

Meta u arrestua tek Kthesa e Kamzës teksa ishte kthyer nga Kosova. Ai u tërhoq me dhunë jashtë makinës nga efektivët e policisë në momentin e arrestimit.

Ndaj Metës u vendos masa e arrestit në burg dhe aktualisht ndodhet në burgun 313.

Të fundit