Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Goros, Bardhi: Lajm i mirë, Rama ta shkarkojë urgjent

Arrestimi i Goros, Bardhi: Lajm i mirë, Rama ta shkarkojë urgjent

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ishte i pari që njoftoi arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Përmes një postimi në platformën “X”, Bardhi shkruan se arrestimi i tij është një lajm i mirë, teksa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të urdhërojnë menjëherë shkarkimin nga detyra të Goros.

“Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra”, shkruan Bardhi.

Të fundit