Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Jorgo Goros, Berisha: Është në burg se nuk mundi dot Fredi Belerin

Arrestimi i Jorgo Goros, Berisha: Është në burg se nuk mundi dot

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish arrestimin e kreut në detyrë të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro me urdhër të SPAK pak ditë më parë.

Në fjalën që mbajti në tubimin qytetar, që mbahet poshtë banesë së tij, Berisha tha se Goro është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin, kandidatin e opozitës i cili fitoi zgjedhjet në 14 maj 2023.

Këtu çdo ditë luhet një fasadë e turpshme. Drejtësia përdoret në mënyrën më të neveritshme, më të shpifur.

Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin.

Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.

Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij.

Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.

Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët”, tha Berisha.

Të fundit