Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Kokës, vjen reagimi i parë nga LSI: Mosveprimi ka qenë i qëllimshëm

Arrestimi i Kokës, vjen reagimi i parë nga LSI: Mosveprimi ka

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të ish-ministrit të saj, Lefter Kokës. Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili thotë se SPAK-u është vonuar për këtë vendim, duke shtuar se nuk është rasti për të falenderuar Prokurorinë e Posaçme.

Ai thotë se mosveprimi deri më tani ka qenë i qëllimshëm, ndërsa shton se këta njerëz i duheshin qeverisë për të blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Vasilli shton se "banda e inceneratorëve" detyroi kryedemokratin Lulzim Basha që mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor që është ngritur për këtë çështje.

Sipas tij, LSI do ta zbardhë deri në fund këtë aferë. Vasili shprehet në rrjetet sociale se shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por të vërtetë dhe në kohën e duhur.

"Denoncimet dhe faktet atje kane qene prej shume kohesh, por mosveprimi ka qene i qellimshem dhe me regji. Banda e aferes se incineratoreve nuk duhej te prekej para zgjedhjeve sepse ajo do te blinte dhjetera mijera vota te LSI per llogari te Rilindjes ne Durres,Tirane, Elbasan, Fier, Berat etj. Banda e icineratoreve e detyroi edhe Lulzim Bashen qe te mos pranonte asnje anetar nga Lsi ne Komisionin Hetimor parlamentar", shkruan ndër të tjera Vasili.

Të fundit