Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i liderit të opozitës turke, Berisha: Akt i rëndë, përpjekje për një Turqi pa opozitë

Arrestimi i liderit të opozitës turke, Berisha: Akt i rëndë,

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi pas arrestimit të liderit të opozitës turk, Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.

"Arrestimi i liderit të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të tij, një përpjekje për një Turqi pa opozitë
Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm", shkruan Berisha. 

Të fundit