Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Maduros, Bardhi: Falë SHBA-së, narko-regjimi mori goditjen e merituar

Arrestimi i Maduros, Bardhi: Falë SHBA-së, narko-regjimi mori goditjen

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar goditjen ndaj regjimit të Nicolas Maduros si të merituar dhe një mesazh të qartë për çdo pushtet që mbijeton përmes karteleve të drogës.

Ai nënvizon rolin vendimtar të SHBA-së në mbrojtjen e demokracisë dhe shërbimin ndaj qytetarëve.  

Reagimi i Gazment Bardhit: 

Bota sot është më mirë se dje! Si gjithmonë falë SHBA-së! 
Narkoregjimi i Maduros mori sot goditjen e merituar, dhe sikurse paralajmëroi Presidenti Tramp fatin e tij do të ketë çdo regjim i ngjashëm, që mban pushtet përmes karteleve të drogës për të shtypur e varfëruar qytetarët e tij.
Pushteti është mjeti për ti shërbyer qytetarëve, jo për të ndërtuar perandori të rreme për veten, që shembet vetëm në një sekond.
Mesazhi është i qartë dhe domethënës për këdo ka veshë të dëgjojë, edhe pse këto orë nuk kishte gojë për të folur!

Të fundit