Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Masduros, ish-deputeti i PD: Bëri aleanca me krimin, Shqipëria e ngjashme me Venezuelën

Arrestimi i Masduros, ish-deputeti i PD: Bëri aleanca me krimin,

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi komentoi operacionin amerikan për arrestimin e presidentit venezuelian, Nikolas Maduro nga SHBA-të.

Sipas tij, të gjitha regjimet janë të destinuara që të bien dhe askush si Maduro nuk do jetë më i qetë nëpër botë.

“Ky mesazh tregon se askush tjetër si Maduro nuk do jenë më të qetë. Ndërhyrja ishte akt i guximshëm. Shumica e vendeve perëndimore nuk e njihnin Maduron për shkak të zgjedhjeve, por ai qëndronte”, tha Bumçi për “News 24”.

Ai shtoi se regjimi i Karakasit bëri aleancë me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar për të mbajtur diktaturën në vend.

“Diktaturat gjejnë burime për të mbajtur veten gjallë dhe ato ishin droga, lidhja me kartelet e drogës, me Kolumbinë, me FARC-un kolumbian dhe aleancat me regjimin”, tha ish-ligjvënësi.

Bumçi e krahasoi edhe vendin tonë në nivelin e Venezuelës.

“Ndër autokratët e parë që nuk e bën gjumin e qetë është Edi Rama. Shqipëria e ngjashme me Venezuelën”, nënvizoi ai, duke iu referuar edhe disa raporteve për lidhjen e krimit organizuar shqiptar me politikën dhe pushtetin.

Në fund ai deklaroi se regjimet janë të destinuara që të bien në çdo kohë dhe ky ishte një mesazh i qartë.

“Regjimet janë të destinuara që të bien. Venezuelianët po largoheshin nga vendi, miliona të larguar, kurse regjimi bëri aleanca me krimin”, përfundoi Bumçi.

Të fundit