Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i McGonigal, Paloka: Rama është fshehur. Nuk i del as e qeshura, as batuta fallco

Arrestimi i McGonigal, Paloka: Rama është fshehur. Nuk i del as e

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar mbi arrestimin e ish-zyrtarit Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Rama, si dhe shumën prej 225 mijë dollar që i është dhënë amerikanit nga Shqipëria.

Paloka shkruan në Facebook, se ndryshe nga herët e tjera kur shpërtthenin skandale e kur Rama mblidhte gazetarët për ndonjë çështje, këtë herë është fshehur.

Implikimi direkt me McGonigal, sipas Palokës, e ka bërë të mos lëshojë as të qeshura e as batuta fallco.

“Zakonisht pas skandaleve ku rezulton direkt i implikuar me emrin e tij, Rama mbledh gjoja si rastesisht mediat per ndonje ceshtje tjeter dhe pastaj me pamje “indiferente” , duke ju dhene pergjigje gazetareve, leshon ndonje batute qe tenton ta paraqes skandalin si qesharak , ku nuk ka asgje te vertete dhe qe ai thjesht e injoron.

Me skandalin Mc Gonigal , ku implikohet direkt ai, Dorian Duçka dhe Agron Neza ( personazhe nga me te errtat te lidhjeve mafie-politike) Rama eshte fshehur. Nuk i del dot as e qeshura fallco e as batuta fallco. Kjo sepse e di qe historia me te nuk mbyllet me kaq dhe ketu”, shkruan Paloka.

Të fundit