Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Metës/ Berisha: Akt burracak i Edi Ramës

Arrestimi i Metës/ Berisha: Akt burracak i Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes me Kryesinë e PD, e ka dënuar ashpër arrestimin e Ilir Metës, duke e cilësuar si një akt burracak dhe terrorist nga ana e kryeministrit Edi Rama. Berisha e akuzon Ramën për përdorimin e forcës për të rrëmbyer dhe zvarritur një ish-president, ish-kryeministër dhe lider të opozitës.

Ai e krahason Ramën me babanë e tij, të cilin e quan “xhelat,” duke i referuar ekzekutimit të Havzi Nelës, një kundërshtar politik. Berisha gjithashtu vlerëson rolin historik të Metës në mbrojtjen e Kushtetutës dhe pluralizmit, sidomos gjatë luftës në Kosovë.

Berisha: Kjo mbledhje kryesie e thirrur ditë më parë mblidhet sot në një moment, në një ditë, në të cilën regjimi, narko-regjimi i Edi Ramës kreu një akt terrorist të vërtet. Rrëmbeu në mes të rrugës, tërhoqi zvarrë dhe goditi me urdhër të Edi Ramës, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit, kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, z.Ilir Meta, e gjitha kjo si përson nën hetim.

Edi Rama, me këtë akt prej burracaku, prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik.

Të nxjerrësh një bandë me uniformë, të rrëmbejnë, të zvarrisin, të godasin njërin nga personalitetet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi për një orientim europian të partisë së krimit.

Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dha kontribut thelbësor në përballimin e krizës, qendroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe pluralizmit.

Të fundit