Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Metës, Berisha: Me aktet e djeshme, Rama ka qëllim të dyfishtë

Arrestimi i Metës, Berisha: Me aktet e djeshme, Rama ka qëllim të

Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se me aktet e djeshme, duke arrestuar ish presidentin Ilir Meta, kryeministri Edi Rama  ka qëllim të dyfishtë.

Duke folur në Syri tv, Berisha tha se Rama ka synim për të shfryrë dufin me Ilir Metën dhe së dyti për të mbjellë frikë në të gjithë vendin.

" Betejë, betejë dhe vetëm betejë. Diktaturës nuk i ulet koka.

Meqë jam në këtë moment kam një thirrje për të gjithë intelektualët, kjo thirrje shkon për ata për një arsye, sepse pa diskutim ata janë dija e kombit. Por nuk duhet të harrojmë kurrë që konformizmi i tyre me të keqen me regjimin është armiku i tyre me i madh

Sot çdo qytetar në këtë beteje ka vetëm një armë dhe kjo armë është guximi  i tij.

Sot janë aktuale fjalët e Papa Gjon Palit 2 “ Mos ki frikë” me të cilët frymëzoi miliona luftëtar anti komunist të ngrihen kundër diktaturave.

Aktet e djeshme Rama i ka më qëllim të dyfishtë, i paru për të shfryrë dufin me Ilir Metën dhe së dyti për të mbjellë frikë në të gjithë vendin, por kujtoj fjalët e Papa Gjon Palit- Mos keni frikë- dhe kjo është absolutisht rruga për tu çliruar nga ky regjim bandi, jam i bindur që kjo diktaturë nuk ka të ardhme", u shpreh Berisha. 

Të fundit