Flash News

Ditari i Opozitës

Blushi: Metës nuk i është lejuar të flasë me avokatin

Blushi: Metës nuk i është lejuar të flasë me avokatin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta më 21 tetor.

Blushi në një deklaratë për mediat theksoi se arrestimi i Metës është i paprecedentë dhe i paligjshëm.

Gjatë fjalës së tij, Blushi u shpreh se Metës në burg i janë mohuar të drejtat më bazike, ai nuk është lejuar të flasë me avokatin dhe arrestimi i tij është bërë pa asnjë njoftim zyrtar.

"Ka të drejtë të komunikojë me avokatin dhe ky nen është shkelur me të dyja këmbët nga narko-policia e Ramës. Arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe secili ka të drejtë të dijë se pse arrestohet dhe kjo është shkelur për Ilir Metën me të dyja këmbët.

Rasti i 21 tetor, rrëmbimi terrorist i Presidentit Meta tregon qartë që nuk i është komunikuar asnjë vendim gjyqësor, nuk janë lejuar të telefonojnë avokatin dhe ata persona me maska s’kanë pranuar të identifikohen. Pretendohet se këta policë janë identifikuar, por emrat e skuadrës terroriste nuk i kemi në dispozicion. S

Shkelja e të gjitha të drejtave, provojnë se nuk kemi të bëjmë me asgjë me shumë veçse me një arrestim të paligjshëm dhe banditesk. Tregohet qartë që një arrestim i paligjshëm ka pasoja për integritetin e drejtësisë.

 I gjithë kuadri ligjor që është shkelur haptas, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim më kushtetutën e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut."

Të fundit