Flash News

Ditari i Opozitës

“Arrestimi i Metës, ndërhyrje direkte në zgjedhje”, Bumçi: Trump ka 120 akuza e prap bën fushatë

“Arrestimi i Metës, ndërhyrje direkte në zgjedhje”,

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi e cilësoi ndërhyrje direkte në zgjedhje arrestimin e liderit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se kjo forcë prej vitesh ka qenë e treta dhe për këtë arsye Edi Ramën e ka zënë frika në zgjedhjet e ardhshme.

Bumçi shton se Meta për akuzat që janë ngritur ndaj tij duhet të hetohej në gjendje të lirë dhe bëri dhe një paralelizëm me ish presidentin Trump i cili është duke bërë fushatë edhe pse ndaj tij rëndojnë 120 akuza.

“Partia e Lirisë është forcë e tretë prej 20 vitesh, me distancë nga forcat e tjera të vogla. Kjo peshë elektorale është problem për regjimin dhe ti fillon e godet në të gjitha drejtimet. Kështu goditën dhe partinë e parë opozitare dhe nuk ia dolën dhe i burgosën liderin. Nëse akuzohesh për fshehje pasurie hetohesh në gjendje të lirë. Ne për 4 muaj hyjmë në fushatë. Trump ka 120 akuza dhe bën fushatë cep më cep. Po po i fusim të gjithë në burg dhe shkatërrojmë demokracinë. Hetojë në gjendje të lirë, ai nuk mund të ndikojë në letra.”, tha Bumçi.

  

Të fundit