Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Mogherinit, Këlliçi: Qeveria "fshiu" 22 milionë euro të shqiptarëve

Arrestimi i Mogherinit, Këlliçi: Qeveria "fshiu" 22

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur arrestimin e Federica Mogherinit në BE.

Në një postim në Facebook, Këlliçi akuzon qeverinë Rama se ka devijuar 22 milionë euro fonde publike , përfshirë 17 milionë euro të destinuara për studentët shqiptarë , për ndërtimin e Kolegjit të Europës në Tiranë, ndërsa thotë se edhe projekti i kampusit universitar është shkatërruar për t’i hapur rrugë kësaj skeme.

Sipas tij, “të korruptuarit vendas janë integruar më mirë se kurrë me kolegët e tyre europianë”, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të ndëshkojnë këtë abuzim.

Postimi i plotë:

Nëse Federica Mogherini u arrestua për 3.2 milionë euro, kolegët e saj në Shqipëri, zhdukën me magji 22 milionë euro për këtë aferë.

Kolegji i Europës nuk ju ka kushtuar miliona vetëm taksapaguesve të BE-së, por edhe atyre shqiptarë, më së shumti të rinjve.

Me një VKM të 13 marsit 2024, qeveria e Edi Ramës devijoi 17 milionë euro të destinuara për studentët shqiptarë, duke i përdorur ato për ndërtimin e Kolegjit të Europës.

Gjithashtu, ky vendim i qeverisë zhduku edhe rreth 5 milionë euro të përdorura nga Bashkia e Tiranës për hartimin e projektit të kampusit të Universitetit të Tiranës, “Ndërtim i Universitetit të Arteve” dhe “Ndërtim i Akademisë së Policisë”.

Mesa duket të korruptuarit e Tiranës janë integruar më së miri me aleatët e tyre të korruptuar europianë.

I mbetet popullit shqiptar, qytetarëve tanë të vjedhur e të grabitur në mënyrë të përditshme, të ngrihen në lartësinë e çdo qytetari të zakonshëm europian dhe të ndëshkojnë zyrtarët abuzues në Shqipëri, për aferën skandaloze të Kolegjit të Europës dhe jo vetëm!

Të fundit