Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i nënës 25-vjeçare, revoltohet Spaho: Këta ministrat që zgërdhihen duhet ta lirojnë

Arrestimi i nënës 25-vjeçare, revoltohet Spaho: Këta

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar me tone të ashpra ndaj arrestimit të nënës 25-vjeçare në Shkodër, e cila u detyrua të lerë fëmijën e saj 8 ditësh, për shkak të një gjobe të papaguar.

Nga Kuvendi, Spaho tha se ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në ven që të qeshin nga karriget e Kuvendit, duhet të shkojnë dhe ta lirojnë nënën.

Spaho iu rikujtoi ligjin, i cili thotë se nuk mund të arrestohet një nënëme fëmijë nën 1 vjeç.

“Habitem kur pranoni që është shkelur ligji dhe kërkoni të mblidhen të dhëna. Ky Ministri i Brendshëm dhe ky i Drejtësisë që zgërdhihet nuk duhet të rrinë këtu por të shkojnë ta lirojnë se ligji thotë se nuk arrestohet një nënë me fëmijë nën 1 vjet, këta duhet të shkojnë ta lirojnë me urgjencë se e kanë vënë në pranga në kundërshtim me ligjin”, tha Spaho.

Të fundit