Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Veliajt, Balliu: Sot ra edhe qeveria

Arrestimi i Veliajt, Balliu: Sot ra edhe qeveria

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu komentoi arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një intervistë për A2 CNN, Balliu tha se kryeministri Edi Rama zgjodhi ditën e sotme për arrestimin e njeriut të tij të afërt për të sfumuar lajmin që drejtuesi i fushatës së Donald Trump do të drejtojë fushatën zgjedhore të PD në zgjedhjet e 11 majit.

“E kuptoj entuziazmin. Sot nuk është fakti që ra bashkia. Sot ra qeveria. Ajo bëri dhe lëvizjen e fundit duke e arrestuar sot, mund të arrestohej dhe më parë. U arrestua sot për të fshirë një lajm që është rënia e pushtetit sorosit të Edi Ramës. Sot Tirana është më e lirë, mediat janë të çliruara. Deklarata e drejtuesit të fushatës së Trump që tha se kemi të bëjmë me kukullën e Sorosit, fakton rikthimin në normalitet.Sot është një ditë e mirë për të gjithë”, tha Balliu

Të fundit