Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Veliajt, Teliti: Rama po tërhiqet nga reforma në drejtësi

Arrestimi i Veliajt, Teliti: Rama po tërhiqet nga reforma në

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti shprehet se kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë Veliaj janë të nervozuar, pasi do përballen me drejtësinë.

Duke folur në MCN, Teliti tha se në lëvizjen e SPAK kanë ndikuar edhe me ndryshimet politike në arenën ndërkombëtare.

“Me sa duket uji ka ardhur të lagë këmbët të drejtuesve të mazhorancës. Skema që ata ngritën për një drejtësi që në segmente të caktuara ishte e kapur, që e përdorën për vite, sidomos muajit e fundit për të goditur opozitën, tashmë edhe me ndryshimet politike në arenën ndërkombëtare, uji po vjen edhe të këmbët e tyre. Ata do përballen me drejtësinë dhe kjo gjë i ka nervozuar, si kryeministrin ashtu edhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Është një hap shumë pozitiv arrestimi i Erion Veliajt. I parë në fotografinë e dy ditëve të fundit, është një hap pozitiv. I parë në një fotografi më të gjerë, nuk po vihet para drejtësisë për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe aferën ‘5D’, as për Teatrin Kombëtar. Po vihet për disa shpenzime të tjera, patjetër të dënueshme, por në volumin e dëmeve që është akuzuar, është kapur ajo më pak e rëndësishmja. Patjetër që kaq mjafton për largimin e kryetarit të bashkisë”.
 
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit, Teliti tha se Rama po tërhiqet nga reforma në drejtësi. 

"Edi Rama sot u tërhoq nga reforma në drejtësi. U bëri thirrje shqiptarëve, më jepni mandatin e katërt për të bërë një drejtësi me standarde. Pra drejtësia që ka bërë deri më sot paska qenë pa standarde?!"

Të fundit