Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Veliajt, Xhaferri: Drejtësia duhet të jetë në nivel më të lartë

Arrestimi i Veliajt, Xhaferri: Drejtësia duhet të jetë në

Besart Xhaferri, kryetar i FRPD, ka theksuar se Kryebashkiaku Erion Veliaj është lënë pas dore dhe madje nuk është përmendur nga kryeministri Rama gjatë një takimi të fundit.

I ftuar në News 24, Xhaferri tha se Veliaj nuk duhej të hetohej për çështje të tilla si “garderoba e gruas”, por duhet të hetohej për dosjen 5D dhe inceneratorët, që lidhen me vjedhje të mundshme të shumta të parave të qytetarëve.

Ai përmendi se në rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ishin shkelur procedurat dhe se PD ka ndihmuar SPAK-un në hetimet e tij.

Në të njëjtën kohë, Xhaferri tha se ata do të vazhdojnë të denoncojnë dhe të mbështesin SPAK-un në detyrën e tij.

Xhaferri:  Veliaj u harrua, Rama as që e përmendi në takim. Erion Veliaj nuk duhej të hetohej për garderobën e gruas. Ne kemi dalë për dosjen 5D, për inceneratorët. Drejtësia duhet të shkojë më tej me çështjen e Veliajt. Nëse bëhet drejtësi duhet të shkojë drejtësi edhe për çështje kryesore, ku janë vjedhur më tepër para të qytetarëve. Drejtësia duhet të jetë në nivel më të lartë. Procedurat u shkelën në rastin e Berishës. Ne kemi qenë ndihmues ndaj SPAK, ne do jemi denoncues dhe ndaj SPAK, kur nuk bën detyrën.

Të fundit