Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi Meta-Berisha, Pollo: A po konsolidon SPAK regjimin autoritar kleptokratik të Ramës?

Arrestimi Meta-Berisha, Pollo: A po konsolidon SPAK regjimin autoritar

Ish deputeti demokrat komentoi arrestimin e kreut të PL, Ilir Meta.

Në rrjetet sociale, Pollo shkruan se SPAK mund të akuzojë dhe Ilir Meta duhet të provojë pafajsinë përballë akuzave, por ngre pyetjen se a duhet vepruar me arrest të dhunshëm ala Hollyëood që rezervohet pë kriminelë të armatosur e të rrezikshëm ndaj një ish presidenti dhe ish kryeministri? 

Po ashtu, Pollo ngre dyshimet se me arrestimin Meta-Berisha SPAK po konsolidon regjimin autoritar të Edi Ramës. 

"SPAK mund të akuzojë dhe Ilir Meta të provojë pafajsinë përballë akuzave 
Por:
1: A nuk mundet të thirret një ish president, kryeministër, kryetar kuvendi në prokurori për të ekzekutar arrestin? Ose në banesën/zyrën e të pandehurit.
Por duhet vepruar me arrest të dhunshëm ala Hollywood që rezervohet pë kriminelë të armatosur e të rrezikshëm?
2: A nuk do të lipsej që Meta të përballej me akuzat në gjendje të lirë siç mdodh rëndom në shtetet demokratike (si p.sh. Trump, Sarkozy, Jansa, etj.).
3: Meqë opozitës i burgoset pa dënim lidershipi (Berisha, Meta) ndërkohë që mazhorancës i burgosen Çyrbe kollaj të zëvendësueshëm a mos SPAKu, duke margjinalizuar opozitën politike, a po konsolidon regjimin autoritar kleptokratik të Ramës?", shkruan Meta. 

Të fundit