Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestohet polici ‘skifter’ në Itali, Salianji: Qeveria rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici

Arrestohet polici ‘skifter’ në Itali, Salianji: Qeveria

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar lidhur me lajmin se një efektiv i patrullës së policisë së Shëngjinit është arrestuar në Itali si pjesë e një bande për vjedhje banesash.

Në një postim në “Facebook”, Salianji shkruan se rasti nuk është i vetmi, pasi sipas tij qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici.

“Polic në Shqipëri, skifter në Itali!
Ditën punon në patrullën e përgjithshme të policisë, natën kapet në Itali duke vjedhur banesa. Rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici.
Këta i ka të ngjashëm, me këta kryen paligjshmëritë, lejon kultivimin dhe trafikun e drogës, lejon kontrabandën dhe ndërtimet, këta maskarenj i ka vendosur në shpinë popullit! Dita po u vjen! Protesto!”, shkruan Salianji.

Të fundit