Flash News

Ditari i Opozitës

Arroganca e kryeministrit me fermerët në Divjakë, Berisha: Ky është debati me Ramaduron

Arroganca e kryeministrit me fermerët në Divjakë, Berisha: Ky

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, duke e cilësuar mënyrën e komunikimit të tij si arrogante dhe përçmuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ajo që u pa gjatë këtij takimi ishte një model i përsëritur i sjelljes së kryeministrit ndaj qytetarëve.

‘Arrogancë dhe përçmim, përçmim dhe arrogancë, ky është debati me Ramaduron!’, shkruan Berisha në FB.

Takimi i Ramës me fermerët në Divjakë u shoqërua me tensione, pasi një nga fermerët deklaroi se ata janë shtresa më e pambrojtur.

Pas kësaj deklarate, Rama i ndërpreu fjalën, duke mos e lejuar të vazhdonte më tej.

 

Të fundit