Flash News

Ditari i Opozitës

“Arsimi është lënë me qëllim në harresë”, Mediu: Baza për një të ardhme të ndritur të shoqërisë

“Arsimi është lënë me qëllim në

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu nga Kamza, në takimin e organizuar nga Departmenti i Arsimit dhe Inovacionit në PD dhe Dega PD, me rastin e ditës së Mësuesit u shpreh se arsimi është baza për një të ardhme të ndritur të shoqërisë.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ku prezent ishte edhe kryedemokrati Sali Berisha, Mediu duke vlerësuar rolin e Berishës edhe si pedagog, tha se sot është një moment historik, për të bërë atë që duhet për fëmijët, familjet dhe arsimin në Shqipëri.

Sipas Mediut, arsimi është lënë në harresë me qëllim nga Rama, pasi injorancën dhe paditurinë e ka më të lehtë ta kontrollojë.

“Mësuesi është si qiriri që digjet për të ndriçuar jetën e të tjerëve, arsimi është baza për të ardhmen e shoqërive, përulem para jush, mësuesve, pedagogëve të mi, uroj festën e dua t´i uroj festën Z.Berisha si një nga pedagogët më të jashtëzakonshëm që ka njohur plejada ime si student.

Jemi në një moment historik, momentin për të bërë atë që duhet për fëmijët tanë, familjet dhe arsimin në Shqipëri. Arsimi është lënë në harresë me qëllim, pasi frika, injoranca e varfëria janë më të lehta për t´u kontrolluar dhe qeveria e Edi Ramës e ka më të lehtë të bazohet mbi këta elementë. Varfërinë dhe mosdijen, na takon ne ta ndryshojmë, pasi ndryshe Shqipëria nëse s´ngrihet me diasporën më 11 maj, do të shkojë  në harresën e honës së korrupsionoit.

Problemet e mëdha në shkolla, droga prostitucioni kanë të bëjnë dhe me arsimin e dijen. Shqipëria madhështore që thotë Berisha, është Shqipëria madhështore e Kamzës, pedagopgëve dhe njërëzve të thjeshtë dhe ne do ta bëjmë Shqipërinë madhështore. “

Të fundit