Flash News

Ditari i Opozitës

Arsimtari 'i ankohet' Bashës: Mësuesit fshehin infektimin me COVID, sepse kanë frikë se pushohen nga puna

Arsimtari 'i ankohet' Bashës: Mësuesit fshehin infektimin me
Në foto: Basha në takim me mësues

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me mësues dhe mësuese për t’u informuar më tepër rreth mbarëvajtjes së sistemit arsimor në kohë pandemie, por edhe sfidave me të cilat arsimtarët përballen gjatë zhvillimit të mësimit.

Në fjalën e tij, Basha tha ritheksuar numrin e lartë ditor të të infektuarve me COVID, duke shtuar se Rama duhej të bënte testimin në masë të mësuesve për të shmangur katrahurën e krijuar në arsim.

"540 mësues të prekur ose të karantinuar dhe afro 1000 nxënës të infektuar me koronavirus dhe e dimë që kemi pasur një numër të lartë mësuesish që kanë humbur jetën në krye të detyrës në Korçe, Paskuqan etj. A mund të ishte shmangur kjo? Së pari të bëhej testimi masiv i mësuesve. Siç i kanë bërë në Kosovë. Çfarë na mungon ndryshe nga Kosova, pasi buxheti ynë është dyfishi i tyre. Higjiena që është e rëndësishme, po si mund ta mbash higjienën kur 7 në 10 shkolla nuk kanë ujë. Nuk është bërë as minimumi i dezinfektimit të shkollave. Situata e pandemisë i ka dalë jashtë kontrollit", tha Basha.

Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit një nga mësuesit është shprehur se kolegët e tij arsimtarë, po fshehin faktin se janë të infektuar me koronavirus, pasi kanë frikë se pushohen nga puna.

"Mësuesit po fshehin rastet kur janë sëmurë. Frika dhe presioni i vazhdueshëm për largimin nga puna, nga frika se mund të zëvendësohen, apo nuk mund të mos kthehen më në mësim, ka bërë që të fshehin faktin se kanë kaluar koronavirusin. Shumë mësues nuk kanë shkuar në mësim për disa kohë, vetëm e vetëm që të mos deklarojnë se janë infektuar me Covid-19. Kjo ka sjellë një katrahurë në procesin e mësimdhënies. Marrim shembullin në Has, ku mësuesit shkojnë edhe me fugon pa asnjë masë mbrojtëse. Një maskë nuk mund të të ruajë kur në një fugon në Has transportohen 50 mësues. Kjo ndodhi kur drejtoresha atje infektoi të gjithë stafin dhe e kanë kaluan se ishte në qershor", deklaroi mësuesi.

Të fundit