Flash News

E-TJERA

Artan Hoxha: Garda ka një plan evakuimi për Lulzim Bashën më 8 janar

Artan Hoxha: Garda ka një plan evakuimi për Lulzim Bashën më

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Garda e Republikës ka një plan evakuimi për kryedemokratin Lulzim Basha, nesër më 8 janar, ditë kur Sali Berisha do të zhvillojnë protestën kombëtare para selisë blu.

I ftuar në studion e "Opinion", Hoxha tha se Gard mund të veprojë edhe pa kërkesën e Bashës, teksa shpjegoi se mund të krijohet mundësia për daljen përmes një shtegu nga parlamenti.

“Nga plani i masave që është marr nga forcat e rendit dhe Garda e Republikës, ai plani që shpjeguam dje për evakuimin e kryetarit të partisë nga dera e pasme. Garda e Republikës nuk i merr leje zotit Basha, në momentin që mendojnë se i rrezikohet jeta e nxjerrin edhe forcërisht. Parlamenti ndodhet pranë PD dhe i mundëson daljen Bashës drejtpërdrejt një shteg  nga parlamenti. Aty është planifikuar që në rast se do të ketë problem do të bëhet evakuim duke kaluar në oborrin e Parlamentit, që garda e ka në mbrojtje këtë objekt”, tha Hoxha.

Të fundit