Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artikulli i ‘Telegraph’/ Berisha: Europa po bindet se çfarë narkoshteti i rrezikshëm është Shqipëria!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët komentoi artikullin e gazetës britanike Telegraph, duke theksuar se Europa po bindet për natyrën e rrezikshme të narkoshtetit shqiptar.
Ai vuri në dukje se mediat serioze europiane si BBC, Financial Times, Guardian dhe Independent kanë dhënë alarmin për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si kryetar të një organizate kriminale dhe “miliarderin e fshehtë më të madh të drogës në Europë”. Sipas tij, Rama dhe qeveria e tij mbrojnë kartelet e drogës dhe lejojnë larjen e miliarda eurove përmes ndërtimeve dhe investimeve në turizëm.
Ai përmendi dosjen McGonigal në SHBA, ku emri i Ramës është cituar 14 herë, dhe denoncoi se 250 anëtarë të organizatave kriminale me mandate arresti ndërkombëtar lihen të lirë për shkak të mbrojtjes nga vartësit e qeverisë dhe policia.
Berisha tha se favorizimet për ndërtimet dhe turizmin lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin kriminal dhe theksoi se flukset e drogës e bëjnë Ramën miliarderin e fshehtë më të madh në Europë.
Pjesë nga fjala e Berishës
Së pari, e përshëndes artikullin e gazetës ‘Telegraph’.
Së dyti, gradualisht Europa po bindet se çfarë narkoshteti i rrezikshëm është Shqipëria.
Në fakt është në meritën e disa prej medieve më serioze të Europës, përfshi këtu edhe mediat britanike si BBC, Financial Times, Guardian, Independent, që kanë dhënë alarmin për narkoshtetin shqiptar.
Por, zhvillimet e fundit po nxjerrin në pah atë që kemi thënë.
Kur ne deklaronim se kartelet e drogës në Shqipëri janë më të fuqishmet në Europë, të tjerët rrudhnin buzët.
Por të dhënat e fundit dëshmojnë se, ata janë, siç thotë edhe artikulli, fuqia më e madhe e krimit në Europë, që dikton tregun e kokainës, çmimin e kokainës.
Kur ne deklaronim se nën mbrojtjen e Edi Ramës, për të larë paratë në Shqipëri, kartelet groposnin në dhe miliarda euro me kontejnerë apo mënyra të ndryshme, të tjerët nuk e besonin.
Por tani, del nga telefonatat se Çela porosit që të vendosen në rrënjët e ullinjve 180 çanta. Po kjo është një bisedë dhe kjo nuk është e sotmja, kjo është e vitit 2020-2021.
Pra, Europa po e kupton se pse Edi Rama donte me çdo kusht amnistinë fiskale gjoja për diasporën.
Edi Rama është kryetar i organizatës kriminale më të rrezikshme në Europë, që është qeveria e tij, e lidhur kokë e këmbë me kartelet, e mbrojtur nga Altin Troplini.
I mbrojtur në çdo aferë. I mbrojtur në dosjen McGonigal. Ka një dënim në SHBA.
Në atë dosje, 14 herë citohet emri i Edi Ramës. E mbron Troplini. E mbron Troplini!
A e dëgjuat ju që 250 krerë dhe anëtarë të organizatave kriminale me mandat arresti ndërkombëtar janë të lirë sepse Skapi dhe vartësia e tij, edhe policia- nuk mund të them, i njoftojnë përpara arrestimit dhe ata janë të lirë.
Pra, për ta mbyllur, këto miliarda që investohen në ndërtime dhe turizëm, janë të gjitha firma të Edi Ramës, autorizime dhe leje të Edi Ramës, me dijeni të plotë se çfarë përfaqësojnë, dhe që në mënyrë absolute ky e bën kundrejt aksioneve të tij në të gjitha ato.
Edi Rama është sot, bazuar në këto të dhëna, në këto flukse të tmerrshme të drogës, miliarderi i fshehtë më i madh i Europës ndoshta. Nga droga. Se këto favore ai nuk ua bën pa aksione.
Nuk mund të bëhen pa aksione.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38