Flash News

Ditari i Opozitës

As Berisha, as Basha: Grupi për PD kërkon krijimin e një Këshilli Drejtues të Përkohshëm

As Berisha, as Basha: Grupi për PD kërkon krijimin e një

Grupi "Për PD-në" ka reaguar për situatën e krijuar në kampin blu pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Duke e cilësuar vendimin anti-statutor grupi "Për PD-në" thotë Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, ndërsa hedh akuza për pazare dhe marrëveshje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama për përfitime përsonale.

Nisur nga kjo situatë "Për PD-në" kërkon një reformim të partisë, duke e kthyer vëmendjen nga anëtarësia, pra të jetë baza që do të vendosë për të ardhmen e PD-së.

Sipas tyre, kjo arrihet duke u larguar Basha dhe më pas të krijohet një Këshill Drejtues i përkohshëm. Kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, ringritja e të gjitha forumeve janë hapat e mëtejshme që duhet të ndërrmeren.

Kështu thuhet në një deklaratë të  grupit "Për PD-në", ku shtohet se reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në parti.

Deklarata e plotë:

Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është anti-statutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve anti-statutore e anti-demokratike të ndërmarra që prej vitit 2017.

Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e rradhës për të mbuluar këto pazare.

Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me njëprojekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj.

PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj.

Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi.

Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit.

Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia nëParti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë.

Të fundit