Flash News

Ditari i Opozitës

"As paratë e Bashkimit Evropian nuk mjaftojnë?", Hysaj: Vjedhjet në xhepat e qytetarëve vazhdojnë të sillen si një cikël pa fund!

"As paratë e Bashkimit Evropian nuk mjaftojnë?", Hysaj:

Nga Jola Hysaj

Teksa në shumicën e rasteve qeveria e Edi Ramës dhe bashkitë e tij e kryejnë këtë akt vandal duke u fshehur pas ligjeve që vet miratojnë, pjesë e kësaj skeme vjedhjeje, i shtohen edhe shkollat, por me një tjetër formë.
Sot dua të denoncoj publikisht një abuzim të rëndë që po ndodh në qytetin e Durrësit.
Përmes një institucioni që duhet të jetë simbol i dijes dhe edukimit – shkolla 9-vjeçare sic është shkolla "Kushtrimi i Lirisë".
Në vend që kjo shkollë të kontribuojë në formimin e brezave të ardhshëm, ajo po përdoret për të legjitimuar vjedhje të hapur dhe pa turp.
Pas tërmetit të vitit 2019, shkolla "Kushtrimi i Lirisë" u përfshi në projektin EU4Schools të financuar nga Bashkimi Evropian me një fond prej 75 milionë eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara. Durrësi pati 18 shkolla që përfituan nga ky fond, përfshirë edhe këtë shkollë.
Siç mund ta shihni edhe në dokumentin që shoqëron kete denoncim public , ky projekt kishte për qëllim rindërtimin dhe mirëmbajtjen e institucioneve arsimore.
Përkundër faktit që shkolla është rindërtuar me fondet e BE-së, u kërkohet prindërve të nxënësve të paguajnë shtesë për mirëmbajtjen e saj.
Prindërit kanë marrë një shkresë nga bordi i shkollës që kërkon "kontribut vullnetar" prej 10 mijë lekësh të vjetra për nxënës.
Pse duhet të paguajnë prindërit kur fondet janë tashmë siguruar nga Bashkimi Evropian? A u investuan të gjitha këto para për rindërtim apo rikonstruksion? Nëse po, përse duhen para të tjera?
Sipas ligjit, çdo biznes i madh është i detyruar të paguajë 12 mijë lekë të reja (ose 120 mijë lekë të vjetra) në vit si taksë për infrastrukturën arsimore, që përfshin mirëmbajtjen e shkollave.
Pra, kemi dy burime financimi:
1) fondet e BE-së për rindërtim,
2) taksat e biznesit për mirëmbajtje.
Megjithatë, si duket, këto nuk kanë mjaftuar dhe tani duan të fusin duart edhe në xhepat e qytetarëve!
As paratë e BE nuk majftojnë?!!! As paratë që u vilen bizneseve të mëdha nuk majftojnë?
Ndoshta për dike, 10 mijë lëkë të vjetra mund të mos jetë shumë e konsiderueshme, por për dikë tjetër janë vakti i fëmijëve të tyre, janë paratë e djersë që fëmijët të vishen dhe pajisen me mjete shkollore njësoj si të tjerët.
Kjo është një skemë e pastër për të vjelë dhe vjedhur para në emër të një "kontributi vullnetar".
E vërteta është se ky "kontribut" nuk ka asgjë vullnetare, por është një peshë shtesë mbi prindërit që përpiqen të përballojnë të gjitha shpenzimet për edukimin e fëmijëve të tyre.

Të fundit