Flash News

Ditari i Opozitës

As vetë policia nuk e di arsyen e shoqërimit të Arvit Bushatit

As vetë policia nuk e di arsyen e shoqërimit të Arvit Bushatit

Nënkryetari i Forumit Rinor të PD, Arvit Bushati, është ndaluar këtë mbrëmje nga Policia në Shkodër. Lajmin e dha dega e PD në këtë qytet në një deklaratë urgjente, ku akuzon se shoqërimi dhe ndalimi i Bushatit është bërë vetëm nëpërmjet urdhrave politikë, një akt që tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë Rama dhe që mbjell pasiguri për qytetarët.

Deri tani, Policia e Shkodrës nuk pasqyron për median dhe publikun asnjë motiv te ndalimit te eksponentit te opozitës duke ngritur pikëpyetje ligjore por duke theksuar përdorimin politik te saj.

Mësohet se Partia Demokratike Shkodër ka kërkuar sqarime për ndalimin e Bushatit por është ndeshur me paqartësi te Policise.

 

 

Të fundit