Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
"Asfalt i shtrenjtë me cilësinë më të dobët", Himçi: Korrupsioni shkatërron rrugët e Shqipërisë

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Infrastrukturën, Blendi Himçi, ka ngritur shqetësime për kostot dhe cilësinë e investimeve në rrugët në vend.
Gjatë një takimi me ekspertë të fushës, ai deklaroi se Shqipëria ka ndër rrugët më të shtrenjta në Evropë, ndërsa cilësia e ndërtimit mbetet problematike, duke akuzuar për korrupsion në procedurat e prokurimit dhe për mungesë strategjie në zhvillimin e infrastrukturës rrugore.
Sipas tij, ndarja e projekteve në lote dhe përjashtimi i kompanive me eksperiencë nga garat ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e investimeve dhe në funksionimin e arterieve kryesore të vendit.
Fjala e plotë:
Kemi rrugën më të shtrenjtë në Europë, por nga ana tjetër kemi cilësinë më të dobët të ndërtimit të rrugës. Sigurisht këtu në mënyrë të padiskutueshme është korrupsioni që ka kapluar Shqipërinë. Fija 30% që paguajnë sot kompanitë e ndërtimit, gjë që sjell edhe uljen e cilësisë së ndërtimit të rrugëve, por jo vetëm kaq, por edhe të kompanive të cilët kanë një mungesë të theksuar në eksperiencën në ndërtimin e rrugëve. Po ta vini re, pjesa më e madhe e të gjithë këtyre rrugëve të ndërtuara sot, të fituara nga këto kompani, janë kompani të të ngritura para 10 vitesh. Të gjithë kompanitë historike në ndërtimin e rrugëve, mund të themi që o punojnë si nënkontraktorë të këtyre firmave, pasi e kanë të pamundur që të fitojnë tenderat e prokurimeve. Ky është një shkak i mirëfilltë i korrupsionit që duhet ta shikojmë.
Është një moment tjetër i korrupsionit që po ta vini re çfarë ka bërë Ministria e Infrastrukturës, është ndarja në lote që i bën zakonisht projekteve për investimin në ndërtimin e rrugëve. Cila është arsyeja që pjesëtohet në lote një investim i rrugës? Po i marrim të gjitha rrugët, të gjitha janë me lote.
Ka dy argumente, në këndvështrimin tim. Argumenti i parë është që sigurisht një kompani e tillë nuk mund të paguajë finë e korrupsionit 30% për një rrugë shumë të gjatë. Duke e ndarë në lote, të gjitha kompanitë kanë mundësi financiare ta paguajnë finë e korrupsionit. E dyta, duke e ndërtuar me lote, shmangim futjen në garën reale të kompanive të huaja, të cilat mund të rrisin dhe kanë, të themi traditë në ndërtimin e rrugëve, në cilësinë e rrugëve dhe po ta vini re, ato rrugë të cilat në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike janë ndërtuar nga, kompani të huaja, edhe sot e kësaj dite i rezistojnë kohës, i rezistojnë shirave, i rezistojnë syrit të keq që ka kapur këtë qeveri dhe pa diskutim janë investime strategjike të cilat vazhdojnë dhe funksionojnë dhe janë, kthehen në të ardhura për gjithë shoqërinë shqiptare, sepse dihet që rrugët, ju jeni ekspertë të fushës, janë zhvillim për një vend kur arteriet janë funksionale përsa i përket pjesës së investimit. Por nëse do t’i analizojmë arteriet kryesore, të gjitha kanë pasur problematika të theksuara. Unë këto e flas si nënkryetar i këtij komisioni të burimeve natyrore, të infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurisht që ka, së pari mungesë strategjie në investimin e rrugëve. Domethënë, niset për të ndërtuar lote të caktuara të korridorit tetë dhe ende nuk është zgjidhur bypass-i i Elbasanit, i cili është momenti krucial i cili lidh të gjithë pjesën e lindjes me ëh, të gjithë zonës juglindore, po pse jo dhe zonës së Shqipërisë jugore me Tiranën. Sot që ne flasim është një situatë jashtëzakonisht kaotike, sidomos në oraret e mëngjesit, por edhe në oraret e darkës kur njerëzit kthehen nga puna. Unë sapo kthehem nga Elbasani dhe radhët ishin kilometrike, pasi nesër është 14 marsi dhe sigurisht Elbasani kthehet në një kryeqendër të vëmendjes, të ditës së verës. Ajo që konstatoj është, nëse ne do t’i marrim me radhë me rrugët, Rruga e Arbrit, megjithëse me shumë tantame u inaugurua, çedoi pa kaluar viti. Situata tjetër, në qoftë se ju kujtohet, rruga Korçë-Kolonjë. Edhe kjo me problematika të theksuara dhe degradim të rrugës. Qukës-Qafë Ploçë. Po ta vini re, kuptohet edhe lotet që kanë punuar bën diferencë, por një rrugë jashtëzakonisht e vështirë, por edhe e degraduar, qoftë në mënyrën se si është projektuar dhe është ndërtuar, por edhe në mënyrën se si, cilësisë së këtij ndërtimi. Në qoftë se marrim gjithashtu rrugën e Florit, Thumanë-Kashar, ju mund, kalojmë, kemi provuar dhe shikoni cilësinë e asfaltit që është një gjendje skandaloze, e degraduar, sikur është një asfalt i hedhur para 20 vitesh. Më pas, në analizë, do t’ju kujtoj edhe një rrugë tjetër, e cila është pjesa e korridorit tetë. Po ndërtohet, po zhvatet në mënyrën më të tmerrshme lumi Shkumbin. Domethënë, e kanë masakruar lumin Shkumbin. Unë jam deputet i qarkut të Elbasanit dhe e shpreh këtë me keqardhje. Kanë dalë këmbët e të gjitha urave dhe sot urat rrezikojnë të shemben. I kam konstatuar personalisht vetë, jemi në një situatë skandaloze.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46