Flash News

Ditari i Opozitës

“Asfalt për sy e faqe”, Këlliçi publikon fotot: Bashkia Tiranë po shtron rrugë pa projekt, vetëm për zgjedhje

“Asfalt për sy e faqe”, Këlliçi publikon fotot:

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka akuzuar Bashkinë e Tiranës për shkelje të ligjit elektoral përmes ndërhyrjeve të njëanshme në infrastrukturë, vetëm pak javë para zgjedhjeve të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ka publikuar foto nga një rrugë në një lagje të Tiranës, ku sipas tij po hidhet vetëm një shtresë asfalt pa asnjë projekt apo vendim zyrtar nga bashkia.

“Asfalti elektoral si make-up skadent,” shkruan Këlliçi, duke e konsideruar këtë ndërhyrje si një manovër të pastër elektorale dhe fyerje për banorët që, sipas tij, prej 12 vitesh përballen me mungesën e infrastrukturës bazë.

Ai i bën thirrje qytetarëve që në 11 maj t’i japin fund “abuzimit me taksat dhe besimin e qytetarëve”, duke i konsideruar zgjedhjet si një mundësi për reflektim dhe ndryshim.

Të fundit