Flash News

Ditari i Opozitës

"Asfalti elektoral pushton edhe Njësinë nr.4 në Tiranë", Këlliçi: Prokurorët të hetojnë në kushtet e flagrancës

"Asfalti elektoral pushton edhe Njësinë nr.4 në

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar sot hedhjen e asfaltit elektoral në Njësinë nr. 4 në Tiranë. Në një postim në Facebook, Këlliçi ka publikuar një video nga terreni, ku shfaqet krimi elektoral dhe ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm nga prokurorët e Task Forcës së SPAK, duke i kërkuar atyre që ta hetojnë në kushtet e flagrancës.

"Le të shkojnë prokurorët sot e ta hetojnë në kushtet e flagrancës këtë vepër penale e krim elektoral!" shkruan Këlliçi, duke shtuar se veprimet po ndodhin në rrugën “Pjetër Dungu”, zona e Kinostudios. Këlliçi kërkon që hetimi të jetë i menjëhershëm dhe të trajtohet si një krim elektoral.

Postimi i plotë:

Thirrje publike për Task Force e SPAK të ngritur për hetimin e krimeve elektorale!

Asfalti elektoral pushton edhe Njësinë nr.4 në Tiranë.

Këtu jemi në rrugën “Pjetër Dungu”, zona e Kinostudios.

Le të shkojnë prokurorët sot e ta hetojnë në kushtet e flagrancës këtë vepër penale e krim elektoral!

Të fundit