Flash News

Ditari i Opozitës

“Asgjë nuk do ta ndalë revoltën”, Balliu: Arrestimet e qytetarëve janë akt kriminal

“Asgjë nuk do ta ndalë revoltën”, Balliu: Arrestimet

Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës me një mesazh të fortë në rrjetet sociale. Në deklaratën e tij, Balliu ka kritikuar ashpër arrestimet e disa qytetarëve gjatë protestës, duke i cilësuar ato si një akt kriminal nga një qeveri që, sipas tij, është në gjendje të mjerueshme.

Asgjë nuk do ta ndalë revoltën qytetare! Arrestimet e qytetarëve janë një akt kriminal nga një qeveri mjerane,” shkruan Balliu.

Ai akuzoi Policinë e Shtetit për fokusimin ndaj protestuesve paqësorë, ndërkohë që, sipas tij, duhet të luftojë bandat kriminale që po shkatërrojnë vendin dhe mbjellin vuajtje në çdo familje shqiptare.

Reagimi i Balliut vjen në një moment kur tensionet mes opozitës dhe qeverisë janë në rritje, ndërsa protestat dhe mosbindja civile po shndërrohen në një strategji kryesore të Partisë Demokratike për të kërkuar ndryshime rrënjësore në drejtimin e vendit.

 

 

Të fundit