Flash News

Ditari i Opozitës

"Asgjë nuk më ndal", Berisha: Do ketë të dhëna të reja se çfarë gjobëvënësi është Dumani!

"Asgjë nuk më ndal", Berisha: Do ketë të

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se do vijojë denoncimet për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se do të ketë të dhëna të reja që do tregojnë se çfarë gjobëvënësi është Dumani. 

"Para jush denoncova mbrëmë se si ky kriminel i fëmijëve tanë, që amniston bandat elektorale dhe kriminelët elektoralë në pushtet, tenderon me ish-të pandehurin e tij 99.9 përqind.

Prisni, do keni të dhëna të tjera se çfarë gjobëvënësi i pafytyrë është ky.
Të gjitha do ia nxjerrim një nga një. Atij dhe cilitdo.
Nuk ka forcë në botë që ndalon Sali Berishën pa u treguar vendin çdo mafiozi, çdo hajduti, kryeministër qoftë ai, ministër, prokuror apo gjykatës, zyrtar i lartë, shqiptar apo i huaj.
Jetë ime do jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
Në mbrojtje të tyre, në mbrojtje të interesave të tyre. Të dinjitetit të tyre", tha Berisha. 

Të fundit