Flash News

Ditari i Opozitës

“Asgjë nuk na ndal”, Berisha:, Do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe do të fitojmë

“Asgjë nuk na ndal”, Berisha:, Do të marrin pjesë

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në Kavajë, ku ka prezantuar kandidatin e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit për këtë qytet, Fisnik Qosja.

Në fjalën që mbajti, Berisha deklaruar se nuk ka forcë në botë që do t’i ndalojë të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shtoi se në 14 maj PD do fitojë. 

Berisha: Në një hark kohor 2 vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, kurse ne u dëshmuam të pamposhtur. Jo se ne jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësor dhe vdekatar si të gjithë të tjerët, por ne njësoll si kavajasit në vitet 1990, besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato.

Besojmë në kauzë të drejtë dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë për atë, ta mbrojmë atë. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, sepse ne jemi qytetarë dhe qytetare, jemi njerëz të cilët besojmë se gabojmë, nuk e konsiderojmë kurrë veten si të pagabueshëm. Por ama gabimet i njohim dhe nuk i përsëritim, i pranojmë dhe nuk i përsëritim.

E tha Fisniku se ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh. Por do të ju rrëfej unë këtu ju,  se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë s’na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin, dëshirat e qytetarëve shqiptarë. Ne do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë.

Të fundit