Flash News

Ditari i Opozitës

“Askush nuk ka tagrin të emërojë opozitën”, Muçollari: Kush ndihmohet nga Rama i shërben atij

“Askush nuk ka tagrin të emërojë opozitën”,

Grigels Muçollari ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e      Partisë Demokratike, ku ia kaloi gjykatës së Shkallës së Parë.

Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë demokratike  u shpreh se askush nuk ka tagrin të emërojë opozitën dhe se ky vendim është absurd që nuk mbështetet në ligj e Kushtetutë.

REAGIMI I PLOTË:

Shqiptarët e dinë të vërtetën!
Është e papranueshme për çdokënd që beson te demokracia dhe vota e lirë, të pajtohet me një vendim të tillë, që nuk njeh vullnetin e lirë për të zgjedhur vetë drejtimin e një force të pavarur politike.
Askush nuk ka tagrin të emërojë opozitën! Vendimi i Gjykatës së Apelit është një absurd që nuk mbështetet në ligj dhe Kushtetutë.
Ligji dhe Kushtetuta janë shkelur me vetëdije të plotë.
Ky vendim nuk është vetëm padrejtësi ndaj forcës me të madhe opozitare në vend, por nje akt i kryer ne bashkepunim per te ekzekutuar opoziten.
Kush ndihmohet nga Rama i shërben atij. Sa më e madhe padrejtësia aq më i madh do të jetë reagimi i njerëzve të lirë. E kam të pamundur të njoh një vendim antikushtetues që emëron opozitën. Çdokush që e bën këtë duhet të marrë një përgjigje, tashmë të merituar, nga çdo opozitar.

 

Të fundit