Flash News

Ditari i Opozitës

"Askush s'mund të tjetërsojë historinë", Zhupa kërkon seancë dëgjimore me Gonxhen për burgun e Spaçit

"Askush s'mund të tjetërsojë historinë",

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas rikonstruksionit në ish-burgun famëkeq të Spaçit.

Në një reagim në Facebook, Xhupa shkruan se këto punime po fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar vlerat autentike të objektit. 

Po ashtu, Zhupa ka kërkuar një seancë dëgjimore urgjente me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë cështje.

"Kam ndjekur me shqetësim veprimtarinë ndërtimore në ish-kampin e përqëndrimit të burgut të Spaçit, me punime që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës.
Si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve kam vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve dhe seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë cështje.
Askush nuk mund të retushoj, zbukuroj, apo tjetërsoj historinë!
Historia mësohet dhe trasmetohet për mos u përsëritur më, nuk zbukurohet për propagandë", shkruan Zhupa.

Të fundit