Flash News

Ditari i Opozitës

“Asnjë betejë në PD”, Floriana Garo i përgjigjet Bardhit: Për mua ka qenë 25 prilli, për ty jo

“Asnjë betejë në PD”, Floriana Garo i përgjigjet

Drejtoresha e Komunikimit në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili më herët në një dalje për mediat e sulmoi duke thënë se nuk ka bërë asnjë betejë në PD.

"Selia e PD është pronë e PD, e demokratëve, asnjë demokrat nuk është i përjashtuar për të ardhur në seli, nuk kemi mbyllur derë dikujt, cdokush është i ftuar të vizitojnë selinë qendrore, pastaj deklarata të papërgjegjshme të një njeriu, Floriana Garo që flet në emër të demokratëve se nuk përfaqëson asnjë demokrat, se s'ka bërë asnjë betejë, nuk mund të as të na tregojë cdo bëjnë demokratatët dhe as t'i mësojnë, demokratët i kanë dalë për Zot për PD, një betejë kemi ne, këta burra dhe gra që janë me mua në salë dhe mijëra të tjerë që janë jashtë kësaj salle, kanë përballje dhe betejë më Ramën, dikush tjetër ka vendosur për problemet e tij personale të ketë betejë, përgjegjësia jonë, e cdo institucioni është të mos ketë luftë brenda", tha Bardhi.

Garo më pas i është përgjigjur Bardhit duke thënë se për të betejë ka qenë 25 prilli.

“Gazment Bardhi, meqe thua se Floriana Garo nuk ka bere asnje beteje per demokratet… Per mua 25 Prilli ka qene beteje. Me sa duket, per ty jo”, shkruan ajo.

Të fundit