Flash News

Ditari i Opozitës

“Asnjë investim në infrastrukturë”, Meta: Të ndëshkojmë me votë korrupsionin në bashkinë e Vorës

“Asnjë investim në infrastrukturë”, Meta: Të

Ilir Meta ka denoncuar gjendjen problematike të rrugëve në Domje. Kryetari i Partisë së Lirisë ka bërë një postim të shoqëruar me pamje në profilin e tij në “Facebook”, ku shkruan se në Bashkinë Vorë, nuk janë bërë investime në infrastrukturë.

Ai shtoi se kjo është një kushtrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit.

POSTIMI I PLOTË:

Këto pamje katastrofike të rrugëve në Domje janë një kushtrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 Majit dhe për të dërrmuar me votë ndëshkuese korrupsionin e frikshëm të Bashkisë Vorë që në 4 vjet ka ndërruar 4 kryetarë por s'ka investuar dot për rrugët e Domjes ku banon një komunitet shumë i madh me njerëz të mrekullueshëm dhe punëtorë që nuk paguajnë taksa për të jetuar në baltë! 

Të fundit