Flash News

Ditari i Opozitës

“Asnjë shqetësim për vulën”, Meta: Rama do të paguajë që askush të mos guxojë në të ardhmen të shkelë ligjin

“Asnjë shqetësim për vulën”, Meta: Rama do

Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj kryeministrin Edi Rama në lidhje me  vendimin për vulën e Partisë Demokratike. Kryetari  i Partisë së Lirisë në një takim me strukturat e kësaj force politike në Vorë, theksoi se qytetarët duhet të jenë bashkë në 14 maj për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit.

“Asnjë shqetësim për vulën. Edi t’i gjejë vendin dhe ta fusë ku i shijon më shumë!”., u shpreh Meta duke shtuar: “Ky do të paguajë që askush të mos guxojë në të ardhmen të shkelë ligjin, demokracinë dhe të cënojë të ardhmen e vendit.

"Na jepni fuqi që t’ju japim llogari, fuqia është vota, nuk themi që do të bëjmë mrekulli, por buxheti i taksave tuaja do të jetë transaparent. Mundësitë për Vorën janë shumë të mëdha sepse Vora është parajsë, është zona më e madhe industriale dhe me pak punë për të tërheque investitorë serioz, do të ketë ndryshime të mëdha.”

"Ndryshimi është një nevojë ulëritëse. Vora është në një situatë dëshpëruese. pas 11 vitesh qeverisje të Ramës dhe pas 4 vitesh të një monizmi vendor. Në katër vite , katër kryetarë ka ndërruar Rilindja në Vorë."

"Mbi 50 % e administratës në Vorë, nuk kanë lidhje me komunitetit, por vijnë për të marrë rrogën dhe për të bërë qokën për partinë e Rilindjes. Duhet të investohej në shërbim të komunitetit të infrastrukturës. 12 mln euro shkojnë në xhepin e Ramës dhe jo për infrastrukturën. Me të gjitha ata që janë prekur nga tërmeti është luajtur tragjedi."

Të fundit