Flash News

Ditari i Opozitës

“Asnjë socialist se njeh”, Berisha: Kandidati i Ramës vjen të sjellë në Sarandë mafien e Durrësit

“Asnjë socialist se njeh”, Berisha: Kandidati i Ramës vjen

Sali Berisha është shprehur se kandidati i Partisë Socialite për Bashkinë e Sarandës ka ardhur nga Durrësi me mision për të sjellë me vete edhe grupet kriminale.

Gjatë një takimi në Sarandë, ku u prezantuan kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kryedemoktrati tha se kandidati socialist për Bashkinë e Sarandës ka mbaruar shkollën e mafies në Durrës dhe sipas tij, kërkon të çojë grupet kriminale në Sarandë, pasi e ndiejnë fitoren e Igli Carës në Durrës.

"Po marrim kandidatët, ja ku është zoti Cikuli, ja ku është zoti Shero. Ku është ai kandidati i Sarandës, a e dini ju kush është ai? Ju se njihni asnjë, nuk e njeh asnjë socialist. Ju them unë kush është ai. Asnjë socialist nuk e njeh. Ai vjen nga Durrësi, ai vjen me mision të kobshëm, ai vjen për të sjellë këtu mafian e tmerrshme të Durrësit."

"Sepse e shofin se Durrësi po u ikën, Igli Cara do të fitojë dhe tani kërkojnë zona për veprimtarinë e tyre kriminale dhe mendojnë se mund të mashtrojnë sarandiotët. Po nga doli ai njëherë. Po si ka mundësi që Saranda me këta burra, me këto gra, me këta të rinj, të mos ketë një njeri për ta kandiduar, por do ta sjellim nga Durrësi pasi ka bërë shkollën e mafias së Durrësit. Ky është kandidati, ky është vlerësimi i Edi Ramës për Sarandën."

 

Të fundit