Flash News

Ditari i Opozitës

“Asnjë vendim non-grata nuk është tërhequr”, Berisha reagon pas deklaratës së Kim

“Asnjë vendim non-grata nuk është tërhequr”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar pas deklaratave të ambasadores Yuri Kim, e cila tha se asnjë vendim “non grata” nuk është tërhequr.

“Mbi 200 persona janë përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsioni domethënës dhe iu është ndaluar hyrja në SHBA, atyre dhe familjarëve të tyre.

Nga këta, zero raste janë zmbrapsur. Nuk mendoj se është realiste të mendosh se një ndryshim i qeverisë do të ndryshonte disi faktet. Faktet janë të qarta dhe mendoj se çdo shqiptar i kupton faktet”, tha kryediplomatja amerikane mbrëmjen e kaluar.

Berisha i është përgjigjur shkurt, duke e konsideruar fushatë kundër tij në prag të garës për kryetar të PD. Ai i bëri thirrje administratës amerikane që të mos lejojë përfaqësuesit e vet që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD.

“Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq ashtë komenti im. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!”-u shpreh Berisha në një konferencë për mediat.

 

 

Të fundit