Flash News

Ditari i Opozitës

'Associated Press' pasqyron protestën e opozitës: U nxit nga korrupsioni i Ballukut

'Associated Press' pasqyron protestën e opozitës: U nxit nga

Pas Reuters, edhe media e njohur ndërkombëtare 'Associated Press' ka pasqyruar protestën e sotme opozitare dhe kaosin e krijuar pas përplasjeve me policinë. 

AP e titulloi shkrimin: “Zjarr, fishekzjarrë, gaz lotsjellës dhe shpërthime gjatë protestës antiqeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë.”

Në artikull përmenden se protestat janë nxitur nga korrupsioni i zëvendës kryeministres dhe ministres së pezulluar Belinda Balluku.

“Shpërthime u dëgjuan gjithashtu gjatë demonstratës që kërkonte dorëheqjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. Kohët e fundit, qeveria e Ramës është kritikuar ashpër për akuzat për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Prokurorët antikorrupsion e kanë akuzuar Ballukun, e cila është gjithashtu ministrja e energjisë dhe infrastrukturës së vendit, për ndërhyrje në prokurimin publik për projektet e ndërtimit për të favorizuar kompani të caktuara dhe kanë kërkuar heqjen e imunitetit të saj.”, shkruan AP.

Të fundit